2 milionë punëtorë emigrantë për Kupën e Botës: Katari nuk ka shpjeguar 70 për qind të vdekjeve
Nikoqiri i Kupës së Botës ka dështuar të hetojë vdekjet e mijëra punëtorëve emigrantë në dekadën e kaluar, sipas një raporti nga Amnesty International.
Organizata e Të Drejtave të Njeriut ka thënë që shumica e vdekjeve të punëtorëve emigrantë në Katar i janë atribuuar “shkaqeve natyrore”, dështimeve respiratore apo kardiake; klasifikimeve që janë “të pakuptimta” pa shkaqet që qëndronin te shpjegimet e vdekjes.
Si rezultat, 70 për qind e vdekjeve mbetën të pashpjegueshme, përcjell periskopi.
Gjetjet vijnë derisa Katari dhe Fifa po kritkohen ashpër nga futbollistë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.
Komiteti i Katarit për Kubën e Botës ka raportuar vdekjen e 38 punëtorëve në projektet ndërtuese të Kupës së Botës, 35 prej të cilave janë klasifikuar si “të palidhura me punën”.
Trajtimi i forcës punëtore emigrante prej 2 milionë punëtorësh është kritikuar ashpër vazhdimisht prej që ky shtet mori nikoqirllëkun e organizimit të kompeticionit. /Periskopi