2 këngët e Selena-s bëjnë lëmsh internetin: Fansat në luftë me Hailey-n
Së fundmi, Selena Gomez publikoi dy këngë, “Lose You To Love Me” (Të humba ty për të dashur veten) dhe “Look At Her Now” (Shihe atë tani), që nisur nga tekstet përkatëse, njerëzit mendojnë që janë dedikim për historinë e dashurisë me Justin Bieber.
Fillojmë me “Lose You To Love Me”, në të cilën Selena flet për një dashuri të së kaluarës, e cila e pengonte për të dashur veten.
“Më premtove botën,
Dhe unë u dashurova,
Të vendosa të parin dhe ti e adhurove,
Më ndeze shpirtin,
Dhe e le të digjet.”
Justin dhe Selena u pajtuan për herë të fundit në tetor të 2017-s, ku Gomez u shpreh se ai e vendosi mbi gjithçka. Bieber postoi disa foto të tyre së bashku të vitit 2015 dhe 2016 duke u bërë kështu nostalgjikë për lidhjen e tyre. Më pas, “ai i vuri zjarrin gjithçkaje” pas takimit me Hailey-n, me të cilën përfundimisht vendosi të martohej më pak se gjashtë muaj pas ndarjes me Selena-n.
Shtojmë se Selena i doli kundër edhe të ëmës përsa i përket lidhjes me Justin-in. Mandy Teefey s’ka qenë ndonjëherë e ekzaltuar për kthimin e Selena-s me Bieber-in.
“Më duhet të të humbja që të doja veten,
Të dhashë gjithçka dhe të gjithë e dinë,
Ti më copëtove dhe kjo duket,
Në dy muaj zëvendësove [dashurinë tonë],
sikur të ishte kaq e lehtë.”
Pas disa ndarjesh të herëpashershme, Gomez dhe Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mars të vitit të kaluar. Ndarja fillimisht mendohej se do të ishte për pak kohë, derisa u kthye në diçka përfundimtare. Bieber u takua me Hailey-n në qershor, fiks dy muaj më vonë. Më pas u fejuan dhe në shtator të 2018-s u celebruan (ndërkohë që ceremonia u mbajt në fillim të tetorit të këtij viti).
“Kishin shumë mosmarrëveshje kohët e fundit dhe një debat specifik mori përmasa të konsiderueshme dhe i bëri të marrin pak pushim nga njëri-tjetri,” tha asokohe një burim pranë tyre për E! Online. “Sidoqoftë, janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ndjenjat s’kanë ndryshuar.”
“Më duhej të të humbisja ty që të gjeja veten,
Ky vallëzim po më vriste ngadalë,
Më duhej të të urreja që të doja veten.”
Vallëzimi mund të jetë një mënyrë figurative për ciklet e marrëdhënies së tyre.
Vazhdojmë me “Look At Her Now”, në të cilën Selena flet për një dashuri, kapitulli i të cilës është mbyllur njëherë e përgjithmonë.
“Ishte dashuria e saj e parë e vërtetë,
Edhe e tij gjithashtu derisa gjeti një tjetër,
Oh Zot kur ajo e kuptoi,
Besimi iu shkatërrua.”
Justin dhe Selena kanë folur vazhdimisht publikisht për dashurinë e tyre duke e konsideruar njëri-tjetrin si dashurinë e parë të vërtetë.
“Si atë natë,
Nuk ishte gabim, nuk ishte as mirë,
Diçka njerëzore,
Që e bëri më shumë grua[…]
U deshën disa vite
që të mbaronin lotët
Po shihe tani,
Shikoje teksa shkon.”
Vazhdimisht, burime për tabloidë të ndryshëm u shprehën se Selena nuk e pati të lehtë të harronte dashurinë e saj të parë. Iu desh shumë kohë që të merrte veten. Por siç duket periudha e Jelena i përket të shkuarës.
“Tani është një kapitull i mbyllur,
Tani është koha për ‘lamtumirë’,
Lamtumirë për ne.”
Pas kësaj, Hailey postoi një Instagram një këngë të Summer Walker’s, “I’ll Kill You” (Do të të vras), teksti i të cilës është pak a shumë kështu: Mos hap probleme/ Përpiqu të futesh midis nesh, nuk do të përfundojë mirë”.
Reagimet e fansave të Selena-s nuk munguan, megjithatë Hailey sqaroi që kënga nuk ka të bëjë me Gomez. “Ju lutem ndaloni me këto budallallëqe,” shkroi ajo në një koment.
Këngët:
“Lose You To Love Me”
“Look At Her Now”