Zvicra publikoi listën – Kur zhvillohet takimi me Serbinë dhe kundër cilës Kombëtare ‘helvetët’ e zhvillojnë ndeshjen e parë
Sot edhe Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistë të ftuar për Kampionatin Botëror, Katari 2022.
Kur kanë mbetur vetëm edhe 11’të ditë nga ky kompeticion i madh, Kombëtaret kanë filluar të na njoftojnë edhe me futbollistët që do t’i kenë në dispozicion, shkruan Periskopi.
Tek Zvicra të ftuar janë edhe dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, por dyshës së përhershme i’u shut edhe një futbollist i ri e ai është Ardon Jashari, kurse Andi Zeqiri u la jashtë liste.
Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të Zvicrës:
Përveç futbollistëve është mësuar edhe orari i ndeshjeve të Zvicrës, ku takimi që po e presin të gjithë është ai ndaj Serbisë e që luhet me 2 dhejtor nga ora 14:00.
Ndeshjet e Grupit G të Kupës së Botës dhe orari i ndeshjeve:
Pra, Kombëtarja zvicrane ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Kamerunit me 24 nëntor, me Brazili e ka me 28 nëntor dhe me përballjen me Serbinë me 2 dhejtor.
Duhet mos harruar se Zvicra dhe Serbia ishin takuar mes vetit edhe në Botërorin e Rusisë në vitin 2018, kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka elektrizuan stadiumin pas fitores që janë dhanë Zvicrës në 2:1.
Madje dyshja shqiptare golat i festuan me simbolin e shqiponjës para tifozëve serb që ndodhëshin në stadium.
Kujtojmë se Botërori i Katarit fillon me 20 nëntor dhe përfundon me finalen e madhe të 18 dhejtorit 2022./Periskopi/