Zvicra po mbushet me “Dardanë” – Tifozët janë gati për ta mbështetur Kosovën
Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore në muajin mars.
“Dardanët “ do të luajnë ndaj Zvicrës me 29 mars, takim ky i karakterit miqësor, shkruan Periskopi.
Tani, tifozët e Kosovës janë nisur drejtë Zvicrës për t’u bërë gati për ndeshjen e së martës.
Kujtojmë se ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Burkina Fasos, djelmoshat tanë e fituan me rezultatin final në 5:0.