Vdes agjenti më i famshëm i futbollit, Mino Raiola
Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, Mino Raiola, ka vdekur të enjten pas një sëmundje, kanë raportuar mediat italiane.
Raiola konsiderohej gjerësisht si një prej agjentëve që përfitonte më shumë nga menaxhimi i lojtarëve.
Ai ishte agjenti i Zlatan Ibrahimoviqit, Paul Pogba, Erling Haalandit, Gianluigi Donnarummas e disa futbollistëve të tjerë.
Raiol ishte 54-vjeçar.