Usyk – Joshua: A ndryshoi vendi i meçit, nga 35 mijë ulëse në vetëm 10 mijë?
Sonte me fillim nga ora 22:30 do të zhvillohet meçi i madh mes Usyk dhe Joshuas, duel ky që zhvillohet në Arabinë Saudite.
Aktualisht titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO i takojnë ukrainasit, Usyk që Joshua do të mundohet me çdo kusht sonte t’i rikthejë ata, shkruan Periskopi.
Tashmë gjithçka është bërë gati për natën e madhe të këtij meçi, ku dhe është vendosur dhe skena e ringut në stadiumin “King Abdullah Sports City” me një kapacitet prej 10 mijë ulësesh.
Ndonëse numër i vogël, biletat kësaj radhe ishin më të shtrejta, më e lira kushtonte 90 dollarë.
Ndërkaq, nëse takimi do mbahej në stadium të futbollit atëherë çmimi më i ulët i biletës do ishte 20 dollarë.
Sipas mediave ‘The Sun’, stadiumi “King Abdullah Sport City” me 10 mijë vende është një milje larg nga Superdoma e Jeddah që u reklamua në mënyrë të rreme si vendi i meçit dhe nuk i ka 35 mijë vende.