U tha se i’u refuzua ankesa nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Reagon Gramoz Vokrri
Në media vendore u raportua se Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit, i cili ishte në proces për të garuar për pozitën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Vokrri ishte ankuar në gjykatë se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i parregullt, shkruan Periskopi.
Ndërsa, vetë Gramoz Vokrri në një prononcim për Periskopin ka treguar se as ai dhe as avokatët e tij nuk kanë pranuar një aktvendim të tillë.
“Unë e as avokatët nuk kemi marr një aktvendim, avokati është prezent në gjykatë. Nuk është marr ende asnjë vendim”, tha Vokrri.