Trajneri kosovar me deklaratën e fortë para takimit me Irlandën e Veriut: Nëse s’kemi rezultat pozitiv, trajneri duhet të shkarkohet

Trajneri kosovar me deklaratën e fortë para takimit me Irlandën e Veriut: Nëse s’kemi rezultat pozitiv, trajneri duhet të shkarkohet

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen e tretë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku pret Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Me fillim nga ora 20:45 djelmoshat tanë do të zbresin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ vetëm për fitore, shkruan Periskopi.

Për të shpjeguar më mirë se ku qëndron Kosova, cili ishte gabimi i ‘Dardanëve’ ndaj Greqisë dhe ku gaboi trajneri Alain Giresse? Periskopi ka biseduar me trajnerin kosovar, Genc Sermaxhaj.

Sermaxhaj fillimisht tha se beson në fitoren e Kosovës ndaj Irlandës së Veriut dhe u shpreh se vetëm me fitore shkohet tutje.

“Natyrisht se besoj në fitore sepse po nuk besuam atëherë veq jemi të dorëzuar. Duhet qasje ndryshe ndaj Irlandës dhe fitore në mënyrë që të shpresojmë vazhdimin tutje”, tha fillimisht Sermaxhaj.

Trajneri theksoi se duhet të ketë ndryshime në formacionin e Kosovës, pasi sipas tij ndaj Greqisë nuk funksionoi asgjë.

“Ndryshimi duhet të jetë i domosdoshëm ndaj Irlandës sepse ndaj Greqisë nuk funksionoi asgjë. Ndryshimi duhet të bëhet në ekipin startues e po ashtu edhe në rreshtimin e lojtarëve në fushë”, vazhdoi ai.

Sermaxhaj përmendi gabimin e Kosovës ndaj Greqisë, ku fajson trjanerin për vendosjen e gabuar të lojtarëve në fushë.

“Ndaj Greqisë nuk funksionoi asgjë. Ekipi startues dhe vendosja e tyre në fushë ishte e gabuar. Përveç kësaj mungoi edhe dëshira për të fituar. Në ndeshje të tilla duhet të bëhet çmos për të arritur fitoren”, theksoi tekniku për Periskopi.com

Për fund tha se trajneri gaboi se pse e la në bankë rezervë Valon Berishën dhe sipas tij nëse edhe në këtë ndeshje nuk ka rezultat, trajneri duhet të shkarkohet.

“Trajneri gaboi duke e lënë në bankë Valon Berishën. Gjithashtu në lojë të mos paraqiten disa nga lojtarët që në dy ndeshjet e para luajtën. Po ashtu trajneri duhet të japë më shumë udhëzime për lojtarët edhe gjatë zhvillimit të lojës, sepse niveli i tyre e bën të bëjnë veprime të duhura. Ndërsa trajneri nuk dha udhëzime sikur po e udhëhiqte kombëtare të mëdha. Për Kosovën u vështirësuan pak gjërat me humbjen ndaj Greqisë, dhe nëse kjo ndeshje nuk kalon pozitivisht atëhere trajneri duhet të shkarkohet”, përfundoi Genci.

Kujtojmë se pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, Kosova udhëton drejt Greqisë për ndeshjen e fundit të muajit qershor./Periskopi/

Shpërndaje në: