Trajneri i Kosovës flet para mediave: Emir Sahiti nuk do të paraqitet në këto dy ndeshje

Trajneri i Kosovës flet para mediave: Emir Sahiti nuk do të paraqitet në këto dy ndeshje

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse sot ka mbajtur konferencë për media para dy ndeshjeve miqësor ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.

“Dardanët” ndeshje e parë e kanë ndaj Burkina Fasos që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 24 mars, shkruan Periskopi.

Tekniku i ri tha se ai fillimisht do të njoftohet me lojtarët dhe bëri të ditur se Emir Sahiti nuk do të mund të luajë për Kosovën, pasi është i lënduar.

“Pasi qe e kemi percaktuar listen e lojtarëve, e rëndësishme është njoftimi me lojtarët, për t’i njohur ata ma shumë”, tha fillimisht ai.

“Padyshim ne do të tentojmë t’i inkuadrojmë të gjithë lojtarët që janë në listë, si trajner i ri dua t’i njoh të gjithë, por jo të ndryshoj strukturën. Duhet se secili lojtarë të tregoj vetën në objektivat që ne kemi”, vazhdoi tekniku.

“Ju njoftoi se Emir Sahiti së fundi është lenduar edhe nuk do të paraqitet”, tha trajneri i ri i Kosovës.

Kutjojmë se Sahiti realizoi gol të bukur për Hajdukun dhe pritej debutimi në ndeshjen me Burkina Fason ose me Zvicrën.

Shpërndaje në: