Tmerr i vërtetë – Tifozët e Schalkes shkatërruan portën dhe dëmtuan tërë fushën pas festës së çmendur
Schalke u rikthye në Bundesligë pas një sezoni të luajtur në ligën e dytë të futbollit gjerman.
Misioni i rikthimit u mbyll me fitoren 3:2 të së shtunës ndaj St. Paulit në ndeshjen e parafundit të kampionatit. Pasi u siguruar gjithçka, pasuan skena të çmendura të festës nga tifozët.
Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, në fushë ka pasur kaos. Ka nisur festa e lojtarëve me mbi 60 mijë tifozë, ndërsa skenat e filmuara pas festës i ka postuar edhe Schalke në rrjetet sociale.
Fusha u dëmtua dhe klubi zbuloi me një foto në sfond se goli nuk i rezistoi festës së tyre.