Tifozi komentoi se edhe ai mund të shënonte ndaj Parmas – Skuadra e Romës e bën ‘horë’, ai humb sfidën

Tifozi komentoi se edhe ai mund të shënonte ndaj Parmas – Skuadra e Romës e bën ‘horë’, ai humb sfidën

Shpeshherë shohim komente të llojit: “Edhe unë mund të shënoja, më lehtë do e bëja unë sesa futbollisti, unë luaj më mirë se ky, apo ai tjetri” – e komentet e tilla e kanë bërë ‘kahre’ një tifoz të Romës.

Ai kishte komentuar në rrjetin social Facebook, duke thënë: “Edhe unë mund të shënoja ndaj Parmas”.

E skuadra e Romës në bashkëpunim me Hyundai e kanë gjetur tifozin dhe e kanë çuar në stadiumin ‘Olimpico’. Ata ia ndërtuan aksionin sikur te rasti i golit në mënyrë që ai të shënonte. Por, pas tre tentimeve ai doli huq.

VIDEO

Kështu spikeri i Romës i thotë tifozit që të mos bëjë asi komente.

Megjithatë kjo për tifozin romak ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Pra, shkelja e barit të ‘Olimpicos’ mjafton.

Shpërndaje në: