Tifozët ‘shpërthejnë’ pas vendimit të FBK-së që ndalon udhëtimet e tyre në ndeshjet e basketbollit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës sot gjatë ditës ka bërë të ditur se do të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë për gjithë sezonin 2022/23.
Sipas tyre kjo do të ndodh vetëm për organizimet që bëjnë klubet e jo edhe ato të organizuara nga FBK, shkruan Periskopi.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) konform nenit 23 të Statutit të FBK-së ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet e Prince Caffe Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj).
Pas këtij vendimi, tifozët e të gjitha skuadrave kanë “shpërthyer” me komente negative ndaj FBK’së.