“Tifozët polakë nuk ia kanë frikën fare Putinit”, e fyejnë në pikën më të ulët presidentin rus
Derisa tifozët nga vendet tjera po shprehin përkrahje për Ukrainën me parulla të ndryshme, një grup i tifozëve nga Polonia përmes një parulle i kanë dërguar një mesazh direkt presidentit rus, Vladimir Putin.
Tifozët e skuadrës së Wisla Krakow kanë fyer rëndë Putinin, përmes një parulle të shpalosur sot në ndeshjen ndaj Lech Poznan.
Fuck Putin”, ishte mesazhi i tifozëve polakë.
Kujtojmë se Rusia së fundmi bombardoi Ukrainën në afërsi të kufirit me Poloninë, shtet i cili është pjesë e NATO-s.
Kjo ka shkaktuar shqetësim në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, aq më tepër te vet polakët.