Tekniku kosovar flet para derbit, Drita – Gjilani: Nuk besoj në lojë të bukur, nuk ua lejon terreni!

Tekniku kosovar flet para derbit, Drita – Gjilani: Nuk besoj në lojë të bukur, nuk ua lejon terreni!

Drita dhe Gjilani do të takohen këtë të enjte në kuadër të xhiros së 24’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Rvaliteti i tyre flet ndër vite, si në fushë po ashtu edhe në tribuna me tifozeri të flaktë nga të dyja anët, shkruan Periskopi.

Skuadra e Gjilanit akualisht ndodhet në pozitën e dytë me 46 pikë të grumbulluara, duke lënë Dritën prapa që ka 41 pikë.

Për të njohur më shumë ecurin e kësaj ndeshje që merr vemendjen e gjithë tifozëve në Kosovë, Periskopi ka kontaktuar me trajnerin kosovar, Genc Sermaxhaj për të marr një përshkrim të këtij dueli.

Sermaxhaj tha se është e vështirë të parashikohet një ndeshje e tillë, pasi Drita po tregon rezultate negative dhe lojë të dobët e Gjilani rezultate pozitive e lojë jo të pëlqyer.

“Është e vështirë të parashikohet kjo ndeshje në ketë situatë në të cilën po kalojnë të dyja ekipet. Drita me rezultate negative e lojë të dobët, e Gjilani me rezultate pozitive e lojë jo të pëlqyer.

“Megjithatë e rëndësishme në këto momente është fitorja se sa loja e bukur. Këtë do t’a dëshironte edhe Drita por që janë në një krizë dhe vështirë të këndellen sidomos në ndeshjen derbi e aq me pak kur i kanë humbur dy në këtë sezon”, tha fillimisht tekniku kosovar.

Trajneri thotë tutje se Gjilani po i ecen mirë me rezultate pozitive, ndërsa Dritës po i mungon vetëbesimi.

“Gjilanit po i ecin rezultatet pozitive dhe kjo është më e rëndesishme tek ta. Sikur në vazhdim të përmirësojnë edhe diçka nga loja, mund të jenë më bindës në vazhdim të kampionatit ngase kanë numër të mjaftueshëm të lojtarëve me përvoj. Dritës po i mungojnë shumë gjëra nga sezoni i kaluar duke filluar nga loja e shpejt e më kreative, raste pak për shënim, dhe një humbje e vetëbesimit”, vazhdoi ai.

Për fund, Sermaxhaj tha se nuk beson se do të shohim ndeshje të bukur pasi nuk ua lejon tereni e sa i përketë tifozëve, tekniku theksoi se stadiumi nuk i mundëson atyre komoditet që të paraqiten në numër të madh.

“Gjithsesi kjo ndeshje do të jetë tejet interesante sepse Gjilani kërkon vazhdimin e rezultateve pozitive, ndërsa Drita këndelljen dhe mos turpërimin e saj me humbjen e tretë në derbi këtë sezon. Nuk besoj se bëhet fjalë për ndonjë lojë të bukur, sepse nuk ua lejon tereni, por do të shohim një angazhim për çdo pjesë të fushës. Gjithashtu në tribunë nuk mund të them se cila do të dominoj ngase stadiumi i qytetit nuk do t’ua mundësoj asnjërës tifozeri ndonjë komoditet për shfaqje siç ato dinë”, përfundoi Sermaxhaj.

Kujtojmë se takimi nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit./Periskopi/

Shpërndaje në: