Të zhveshur dhe duke pirë alkool, tifozët e Feyenoordit ‘bllokojnë’ rrugët e Tiranës

Të zhveshur dhe duke pirë alkool, tifozët e Feyenoordit ‘bllokojnë’ rrugët e Tiranës

Finalja e parë dhe hsitorike e Conference League ka gjetur Shqipërinë si vendin ku duhet të mbahet.

Roma dhe Feyenoordit do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin mitik, ‘Air Albania’, shkruan Periskopi.

Tifozët e të dyja skuadrave nuk po ndalen duke kënduar në rrugët e Tiranës, por disa nga ta kanë shkaktuar edhe trazira.

Atmosfera në rrugët e Tiranës po vazhdon edhe këto orë, derisa për një atmosferë të zjarrtë janë përkujdesur tifozët holandezë.

“Supersport” ka publikuar disa pamje nga atmosfera e krijuar nga ata në pedonale.

Sipas mediumit shqiptar, holandezët janë duke shijuar muzikën e lartë e pijet alkoolike.

 

Shpërndaje në: