Stadiumi në Tiranë nuk i zuri, tifozët e Romës e shikojnë lojën nga ekrani i madh në Itali
Roma e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj Feyenoordit në finalen e Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë dhe historike e kësaj gare po zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Stadiumi në Tiranë nuk i zuri të gjithë tifozët e Romës, të cilët këtë ndeshje janë duke e ndjekur nga stadiumi i tyre në “Olimpico”.
Edhe “Olimpico” është mbushur nga romakët, të cilët kanë krijuar një atmsoferë fantastike.
E atmosfera u elektrizua edhe më shumë në minutën e 32-të, kur Nicolo Zaniolo e kaloi Romën në epërsi.