Stadiumi i Elches mbushet me ujë shkak i të reshurave të shiut, Vedat Muriqi pritet të luajë sonte në këtë fushë
Të reshura të mëdha të shiut në Elche gjatë natës së sotme si duket do të shkaktojë vështirësi në zhvillimin e ndeshjes me Mallorcan.
Sipas pamjeve të publikuar shihet se gjendja e stadiumit “Martinez Valero” është mjaft e rënduar, shkruan Periskopi.
Këtu sonte do të luaj Vedat Muriqi dhe Mallorca kundër Elches e planifikuar nga ora 21:00, krejt kjo nëse kushtet janë të favorshme për lojë.
Shikoni pamjet: