Skena interesante në derbin Sampdoria – Genoa: Humbi penalltin dhe filloi të qante, portieri kundërshtar shkon e përqafon

Skena interesante në derbin Sampdoria – Genoa: Humbi penalltin dhe filloi të qante, portieri kundërshtar shkon e përqafon

Sampdoria – Genoa, dje ishte një ndeshje fantastike e cila u mbyll me fitore minimale 1-0 të skuadrës vendase.

Në minutën e fundit, skuadra mysafire kishte mundësi ta barazonte rezultatin, por kapiteni i ekipit, Mimmo Criscito dështoi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95’të.

35-vjeçari pas huqjes filloi të qante dhe ishte portieri kundërshtar, Emil Audero ai që shkoi i pari për ta ngushëlluar.

Humbja e Genoas e rrezikon shumë skuadrën, pasi tani qëndron në pozitën e parafundit me vetëm 25 pikë, tri më pak se vendi 17-të (Cagliari).

Shpërndaje në: