Shokon Tyson, shfaqet në karrige me rrota – Si është gjendja e tij shëndetësore
Frikë për shëndetin e Mike Tyson i cili është fotografuar në një karrige me rrota në aeroportin e Miamit.
Pak ditë pasi bëri deklaratën shokuese ku tha se e ndien që vdekjen e ka pranë, ish-kampioni i peshave super të rënda shfaqet në karrige invalidi.
Mediat bëjnë me dije se Tyson vuan nga nervi shiatik por gjendja e tij duket e rënduar edhe pse ai pranoi të bënte disa foto me fansat.
Problemet me shiatikun jamë të hershme për 56-vjeçarin i cili vetëm pak kohë më parë qëndroi i shtrirë për rreth dy javë.
Pak ditë më parë ai u shpreh në një intervistë se sa herë shikon veten në pasqyrë shikon aty shenjat se vdekja po i vjen, deklaratë kjo që ngriti shumë hipoteza.