“Serbia fajtore” – Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e shfaq flamurin e Kosovës në faqen zyrtare

“Serbia fajtore” – Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e shfaq flamurin e Kosovës në faqen zyrtare

Gresa Bakraqi ishte sportistja e vetme nga Kosova që garoi në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura në Beograd.

Gresa u përfaqësua me inicialet “KOS” në fanellë, teksa ajo garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minutë e 28.40 sekonda.

Shkaku i Kosovës, organizatori dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës, kishin vendosur që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium.

Megjithatë, as regjia serbe nuk e shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën “KOS”.

Në lidhje me këtë, Komiteti Olimpik i Kosovës dje njoftoi se së bashku me Federatën Atletike të Kosovës janë ankuar menjëherë në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Mirëpo, regjia serbe nuk po del të jetë e vetmja që “zhduki” flamurin e shtetit të Kosovës.

Flamuri i shtetit tonë nuk figuron as në rezultatet zyrtare të publikuara në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës “World Athletics”.

Shpërndaje në: