SC Gjilani: Ballkanit e Frashërit i kërkojmë falje publike

SC Gjilani: Ballkanit e Frashërit i kërkojmë falje publike

Skuadra e Gjilanit ka reaguar para pak çastesh në rrjetin e tyre social, Facebook – ku shprehin keqardhje për incidentin e ndodhur në fundin e takimit ndaj Ballkanit, ku portieri kundërshtar Stivi Frashëri u godit nga disa individë, e më pas edhe u dërgua në spital me urgjencë.

SC Gjilani potencon se reagimi ishte i dobët nga Policia e Kosovës, me ç’rast erdhi edhe tek lëndimi i portierit Frashëri.

Klubi gjilanas i kërkon falje publike Ballkanit dhe i garanton se ky akt i shëmtuar nuk do t’i dëmtojë raportet që kanë klubet.

Ja njoftimi i plotë:KOMUNIKATË ZYRTARE:

Sport Club Gjilani dënon ashpër incidentin e ndodhur në duelin e xhiros së XXVII-të në BKT Superligë ndaj skuadrës së Ballkanit.

Si klub nikoq i kësaj ndeshje kishim ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, ndër të tjerash kishim siguruar edhe qëndrimin e tifozëve mysafir.
Për planin operacional të sigurisë dhe organizimit të ndeshjes janë njoftuar para ndeshjes personat zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe vet klubi mysafir.Për fat të keq situata u agravua në minutat shtesë të ndeshjes me rastin e golit të barazimit dhe si rrjedhojë e reagimit të dobët nga Policia e Kosovës erdhi edhe incidenti, me ç’rast u lëndua futbollisti Stivi Frashëri, të cilit i urojmë shërim të shpejtë në rend të parë dhe ndjesë për këtë ngjarje, e cila vetëm Sport Club Gjilanit nuk guxon t’i ndodh.Gjithashtu, Klubit Futbollistik “Ballkani” i kërkojmë ndjesë publike dhe i garantojmë gjithashtu që ky akt i shëmtuar nuk do t’i dëmtojë asnjëherë raportet e klubeve mes vete.Zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani.Sport Club Gjilani shpreh keqardhje për gjithë atë se çfarë ka ndodhur dhe do të përkujdeset me përgjegjësinë më të lartë që ky të jetë incidenti i fundit, në ndeshjet të cilat organizohen nga klubi.
Sport Club Gjilani
03 Prill, 2022

Shpërndaje në: