Reagon Driton Kuka për rastin me Stivi Frashërin: Huliganët jashtë sportit

Reagon Driton Kuka për rastin me Stivi Frashërin: Huliganët jashtë sportit

Në lidhje me sulmin brutal të portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, ka reaguar edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka.

Kuka me anë të një postimi në Facebook, tha se huliganët duhet të jenë jashtë sportit dhe duhet të luftohet kundër ngjarjeve të tilla.

“Pamjet e djeshme dhe dhuna ndaj portierit në ndeshjen futbollistike është mesazh i keq për sportin në vendin tonë!

Diçka që duhet me urgjencë të dënohet dhe të luftohet në çdo sport dhe kundër çdo personi që pretendon të prish një garë sportive.

Pardje isha në ndeshje futbolli U13 dhe tek fëmijët pash një korrektësi mes tyre, një rivalitet sportiv.

Tregon punë e mirë dhe edukative të trajnerëve.

Ndeshja ishte mes fëmijëve të ekipeve Peja dhe Shqiponja. Ne të tjerët të shohim ndeshje e mos të prishim ëndrrat e fëmijëve tonë”, thuhej në postimin e plotë të Driton Kuka.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua fizikisht gjatë ndeshjes së xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës ndaj Gjilanit.

Shpërndaje në: