Reagimi i fuqishëm i Granit Xhakës: T’i jepet fund rasteve që na bëjnë të mos jemi krenar nga vijmë

Reagimi i fuqishëm i Granit Xhakës: T’i jepet fund rasteve që na bëjnë të mos jemi krenar nga vijmë

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka para pak minutave ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit për keqtrajtimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqëve “Orenda” në Pejë.

Xhaka përmes profilit të tij në ‘Instagram’ ka shkruar se nuk ka arritur ta shoh deri në fund videon, kjo pasi e tmerroi atë tej mase, shkruan Periskopi.

“Turp dhe kriminale të dhunosh njerëz pa mbrojtje dhe të pa fuqishme. T’i jepet fund rasteve që na bëjnë të mos jemi krenar nga vijmë”, tha Xhaka.

Ndryshe, policia e Kosovës menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin.

Shpërndaje në: