Trajneri i Danimarkës e thotë: Eriksen po na bashkohet në Kombëtare pas 9 muajsh

Trajneri i Danimarkës e thotë: Eriksen po na bashkohet në Kombëtare pas 9 muajsh

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka bërë të ditur se Christian Eriksen do të kthehet të luajë me Kombëtaren pas 9 muajsh mungesë.

Eriksen nuk ishte përfshirë me Kombëtaren që nga 12 qershori i viti 2020, ku ai pësoi atak në zemër, shkruan Periskopi.

“Me shumë mundësi ai do të fillojë në pankinë kundër Holandës dhe më pas do të shohim se si do të shkojë në Amsterdam, por ai është 100% i disponueshëm për të luajtur në shtëpi kundër Serbisë”, tha trajneri Hjulmand.

Ditët e fundit Eriksen kishte rezultuar pozitiv me Covid, gjë që e pengoi atë të bashkohej me shokët e skuadrës.

Nga sonte në grup mund t’i bashkohet edhe Eriksen.Ndeshjet e ardhshme të Danimarkës janë kundër Holandës me datën 24 dhe ndaj Serbisë me datën 29.

Shpërndaje në: