Pse skuadra e Gjermanisë ndaj Anglisë veshi fanellat e vajzave?
Përfaqësuesja e femrave e Gjermanisë shkon në Europianin e këtij viti mes favoritësve, dhe përpara turneut më prestigjoz, përfaqësuesja e meshkujve veshën fanellat e tyre si shenjë mbështetjeje.
Gjermania e femrave do të jetë në Grupin B në Euro 2022 me skuadra si Danimarka, Spanja dhe Finlanda për të nisur turneun që do të mbahet në Angli. Pikërisht në përballjen ndaj ‘Tre Luanëve’ Gjermania veshi fanellat e femrave.
Kjo shenjë solidariteti vjen pasi përfaqësuesja e femrave veshi fanellat e zeza të skuadrës së meshkujve verën e kaluar kundër Kilit në të njëjtën ditë kur meshkujt hapën fushatën e tyre në Euro 2020 kundër Francës.“Ka dy pika kryesore në futboll këtë vit: Kupa e Botës në Katar dhe Kampionati Evropian në Angli këtë verë”, tha Neuer. “Ne të gjithë mezi presim këto turne.”