Prishtina shënon fitore të madh në shtëpi kundër Llapit, Drita ia del ndaj Ulpianës me shumë vështirësi
Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme në kuadër të javës së 27’të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Skuadra e Prishtinës e ka fituar takimin ndaj Llapit me rezultatin final në 2:1, shkruan Periskopi.
Me golin e Besnik Krasniqit dhe Endrit Krasniqit Prishtina arrit t’i marr tre pike të plota, ndërsa Llapi shënoi vetëm njëherë përmes Drilon Fazliut.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, gjashtë më pak se Llapi që gjendet në vendin e katërt.
E ndeshja më dramatike u zhvillua në Lipjan, atje ku Drita e mposhti 2:3 Ulpianën.
Në minutën e pestë, Drita kaloi në epërsi përmes Muharrem Jasharit, i cili u asistua nga Marko Simonovski.
Nuk vonoi shumë dhe Ulpiana u kundërpërgjigj përmes Ermir Rezit, pas një aksioni të bukur.
Në të 25-tën, Marko Simonovski riktheu epërsinë e mysafirëve, kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë Akil Makolli barazoi sërish shifrat.
Ishte minuta e 59-të kur Marko Simonovski në top formë shënoi për rezultatin përfundimtar.
Kështu, Drita më këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka edhe Gjilani me një ndeshje më pak.
Ndërkohë, Ulpiana mbetet e parafundit me 24 pikë të grumbulluara.