Premiera e filmit turk ”ElifAna” që luan Vedat Bajrami do shfaqet në Prishtinë

Premiera e filmit turk ”ElifAna” që luan Vedat Bajrami do shfaqet në Prishtinë

Aktorin shqiptar, Vedat Bajrami së shpejti do e shohim në njërin prej filmave me historinë më të veçantë në Turqi, “ElifAna”.

Për portalin rtv21.tv, Vedati ka treguar se premiera e këtij filmi do të shfaqet edhe në Prishtinë.

Aktori nuk ka treguar ndonjë datë, por që është shprehur, ”së shpejti pritet premiera në gjithë botën edhe në Prishtinë”.

Muaj më parë, në një intervistë Vedati ka treguar se në këtë film i është besuar roli i “Mehmetit” një burrë memec i cili bashkë me bashkëshorten e tij “Zekiye” përballen me sfidën e të mos pasurit fëmijë.

Kujtojmë që, Vedati ftesën për të qenë pjesë e këtij filmi e mori gjatë pandemisë.

  

 

 

Shpërndaje në: