Policia shqiptare arreston tifozët që rrahën brutalisht shqiptarin: Ishin në gjendje të dehur
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Nga video shihet se një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feyenordit, shkruan Periskopi.
Personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia e shteti ka arrestuar personat që sulmuan shtetasin shqiptar.
“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.
Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarje”, shkruhet në njoftimin e policisë.