Pele rikthehet në spital – Si është gjendja e tij shëndetësore?

Pele rikthehet në spital – Si është gjendja e tij shëndetësore?

Legjenda e Brazilit, Pele u shtrua në spital të hënën, por ai është stabil dhe do të dalë nga spitali në ditët në vijim.

Përmes një deklarate, Spitali ‘Albert Einstein’ bëri të ditur se Pele u shtrua edhe njëherë në spital pasi i’u desht të vazhdonte me trajtimin e një tumori të zorrës së trashë, përcjellë Periskopi.

“Pele u shtrua në spitalin Israelita Albert Einstein për të vazhduar trajtimin për një tumor të zorrës së trashë , të identifikuar në shtator 2021”, thuhet në deklaratë.

Pele, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të në histori të futbollit, është në gjendje të mirë dhe së shpejti do të lirohet nga spitali, shton dokumenti.

“Gjendja e tij klinike është e mirë dhe stabile, dhe daljen nga spitali duhet të ndodhë në ditët në vijim”, përfundon deklarata e shkurtër.

Shpërndaje në: