Pasurohet skuadra e Llapit nga transferimi i Valmir Veliut në Turqi
Klubi i futbollit turk Gaziantep ka arritur marrëveshje me KF Llapin transferimin e yllit kosovar, Valmir Veliu.
Valmir Veliu ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Gaziantep, shkruan Periskopi
Veliu ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 16 herë në 39 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, skuadra e Llapit nga Veliu ka fituar hiq më pak se 180 mijë euro nga transferi në Turqi dhe në rast se lojtari transferohet diku tjetër, skuadra e Batatinës
merr 15% nga shuma e transferimit të ardhshëm.