Ndeshja e futbollit në Ukrainë pezullohet disa herë për shkak të alarmit për sulme ajrore, lojtarët futen në bunkerë
Ruch Lviv – Metalist Kharkiv është ndeshja që po zhvillohet tani në elitën e Ukrainës.
Takimi është ndërprerë disa herë për shkakun e një alarmi për sulm ajror nga Rusia.
Lojtarët, stafi, gjyqtarët e gazetarët kaluan nga fusha e blertë në bunker, nga ku dolën dy herë pas qetësimit të situatës.