Momenti kur Diego Maradona ia theu hundët portierit të Atletico Bilbaos dhe u rrah me gjithë ekipin

Momenti kur Diego Maradona ia theu hundët portierit të Atletico Bilbaos dhe u rrah me gjithë ekipin

Diego Maradona ishte ylli i futbollit argjentinas, por edhe njëri nga lojtarët më problematik të ekipit të tij.

Ai në finalen e Copa Del Rey të vitit 1984 u përlesh në minutat e fundit me gjithë ekipin e Atletico Bilbaos, madje ai me gjurin e tij e la pandenja portierin kundërshtar, shkruan Periskopi.

Kur ky incident ndodhi, Diego ishte pjesë e Barcelonës dhe pas kësaj ai vazhdoi karrierën në Napoli dhe nga ajo ditë pjesa tjetër është histori.

Maradona do të vazhdonte të bëhej një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ende adhurohet nga tifozët në mbarë botën edhe sot e kësaj dite.

Ndoshta arritja e tij më e madhe është triumfi në Kupën e Botës 1986, ku theu ‘zemrat e tifozëve anglezë’.

Ai vdiqnë nëntor të vitit 2020 pasi pësoi arrest kardiak në zemër gjatë kohës kur ishte në gjumë. Presidenti i Argjentinës Alberto Fernandez shpalli tre ditë zie kombëtare.

Ka një arsye pse Maradona do të jetë gjithmonë një nga personazhet më të mëdhenj të futbollit.

Shikoni videon e momentit të përleshjes.

VIDEO

Shpërndaje në: