Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë vjen me një reagim në lidhje me jahtin luksoz të rusit, Roman Abramovich

Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë vjen me një reagim në lidhje me jahtin luksoz të rusit, Roman Abramovich

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës së Shqipërisë ka reaguar me publikimin e shkrimeve se jahti luksoz i miliarderit rus, Roman Abramovich ka shkelur ujrat e territorit shqiptar.

Me anë të një njoftimi për mediat, ministria e ka mohur një gjë të tillë, duke treguar se jahti në fjalë udhton në ujërat e Italisë, shkruan Periskopi.

Sipas ministrisë, jahti i Abramoviç, ka lënë portin Marina Montenegro të Malit të Zi, dhe po lëndron drejt Detit Mesdhe.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës:

Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramoviç, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Shpërndaje në: