Messi ia premtoi Muisalas fanellë pas ndeshjes, por argjentinasi u ‘zhduk’ dhe nuk u pa më

Messi ia premtoi Muisalas fanellë pas ndeshjes, por argjentinasi u ‘zhduk’ dhe nuk u pa më

Jamal Muisala nuk arriti të merrte fanellën e Lionel Messit edhe pse ai e kërkoi pas fishkëllimës së fundit.

Musiala luajti teksa Bayerni e mposht Paris Saint-Germain me rezultatin 2-0 (3-0 në total) për të siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Eric Maxim Choupo-Moting dhe Serge Gnabry hynë në listën e golashënuesëve në Allianz Arena për të vulosur një fitore të madhe.

Messi nuk ishte në gjendje të ndikonte në lojë. Musiala i Bayernit ishte i palodhur, duke treguar shumë në ndeshjen e mbrëmshme.

Ai kërkoi fanellën e Leo Messit pas fishkëllimës së fundit, me argjentinasi që ia bëri me dije ta takonte në tunel. Por i riu i Bayernit nuk mundi ta gjente fituesin e Kupës së Botës pas ndeshjes./Periskopi/

VIDEO

Shpërndaje në: