Mane flet pas ndeshjes, tregon se a kanë gjasa për t’i fituar tre titujt
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të kualifikohet në finale të FA Cup pasi mposhti Man Cityn.
Me rezultatin në 2:3, ‘The Reds’ triumfuan ndaj Cityt duke eliminuar kështu klubin e Pep Guardiolës, shkruan Periskopi.
Pas ndeshjes foli edhe Mane i cili shënoi dy gola që nidhmuan ekipin e tij të shkoi në finale.
Ai tha se ndihet i veçantë, pasi mposhtën njëri nga ekipet më të mira në botë.
“Sot është e veçantë – ne po luanim me një nga ekipet më të mira në botë. Të fitosh këtë lloj loje, veçanërisht në një gjysmëfinale, është një fitore e madhe, e madhe, e madhe.
“Ne ishim shumë të kënaqur që fituam dhe u kualifikuam në finale.
“Ne filluam shumë mirë, të gjithë filluan mbarë – për golin tim të parë, portieri bëri një gabim, por mendoj se ne e shtymë atë ta bënte atë gabim. Ky është stili ynë dhe mendoj se kjo bëri diferencën.”
Për katërfishin e mundshëm: “Kemi shumë ndeshje përpara dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën – kjo është ëndrra jonë me siguri dhe ne do të luftojmë për të”, tha Mane.