Man City fiton ndaj Burnleyt dhe nuk e lëshon vendin e parë, Chelsea ‘turpërohet’ nga Brentfordi

Man City fiton ndaj Burnleyt dhe nuk e lëshon vendin e parë, Chelsea ‘turpërohet’ nga Brentfordi

Kanë përfunduar dy takimet e javës së 31’të në Premierligë.

Takimi ndërmjet Burnleyt dhe Man Cityt u mbyll me fitore të “qytetarëve”, ku shënuan duy gola përmes De Bruyne dhe Gundogan, shkruan Periskopi.

Me këtë fitore, City merr kreun e tabelës me 73 pikë një më shumë se Liverpooli.

Ndërkaq, Chelsea ka pësuar një disfatë nga Brentfordi i Christian Eriksen.

Klubi i Tuchel u mposht me rezultatin final në 1:4 duke ia dhuruar kështu fitoren mysafirëve.

Chelsea me këtë humbje mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, ndjekur nga Arsenali që ka 54.

Shpërndaje në: