Malisheva mbetet në Superligë – Fiton bindshëm ndaj Vushtrrisë
Malisheva ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e barazhit dhe kështu e ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë edhe për edicionin 2022/23.
Malisheva triumfoi me rezultat 1:3 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e cila u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Yoan Marc-Olivier shënoi në minutën e 17-të për ta dërguar Malishevën në avantazh.
Nuk vonoi shumë dhe nëntë minuta më vonë, Mërgim Pefqeli shënoi golin e sigurisë oër malishevasit.
Rreth minutës së 80-të, u akordua penallti për Malishevën, çka bëri që tifozët vushtrrias të eskalonin, duke i thyer ulëset e stadiumit dhe duke e prerë rrjetën e portës.
Ndeshja rifilloi 10 minuta më vonë, teksa Pefqeli u tregua i saktë nga penalltia.
Krejt çfarë bëri Vushtrria, ishte goli i nderit i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Malisheva kështu e siguron mbijetesën dhe garimin në elitën e futbollit kosovar edhe për një edicion.
Në anën tjetër, Vushtrria do ta vazhdojë garimin në Ligën e Parë dhe do të synojë inkuadrimin në elitë edicionin tjetër.