Lëvizjet në tabelë pas xhiros së 29’të në Superligë, Ballkani ik larg në rënditje
Kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së 29’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani e ka mposhtur Prishtinën me rezultatin final në 2:0, ku shënoi Blendi Baftiu dhe Ermal Krasniqi, shkruan Periskopi.
Me këtë fitore Ballkani paketon 63 pikë dhe ndodhet në vendin e parë në tabelë, ndërkaq Prishtina aktualisht merr vendin e pestë me 38 pikë.
Ndeshja e dytë ishte ajo ndërmjet Llapit dhe Dritës, takim ky që llapjanët e fituan minimalisht në 1:0.
Goli i Princ Balde vendosi edhe fatin e këtij takim.
Me këtë fitore Llapi përmirëson renditjen në tabelë, ku aktualisht ka vendin e katër me 47 pikë.
Ndërsa, Drita mbanë pozitën e tretë me 52 pikë.
Shikoni lëvizjet në tabelë: