Kush ishte boksieri shqiptar që kishte guxim të ‘luftonte’ me Tyson Furyn?
Tyson Fury kishte boksuar edhe me boksierin shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Sefer Sferi.
Seferi u takua me Tyson Furyn në një duel me 9 qershor të vitit 2018, ku dhe u mposht nga gjiganti britanik, në rundin e 4, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se ekipi i Seferit vendosi ta ndërpes meçin në rundin e 4 pasi boksieri shqiptar kishte pranuar një goditje të rëndë.
Kështu, Sferi ishte më i lehtë për 4 kilogram se Fury dhe 11 centimetra më i shkurtër se ai.
Të mos harrojmë Sefer Seferi ka të zhvilluara 28 ndeshje, nga to ka fituar 24 ka humbur në tri dhe ka përfunduar 22 meçe me nokaut.