“Kriza financiare që po i qet përtokë klubet kosovare” – Flasin për Periskopin: Bylbyl Sokoli, Arbnor Morina dhe Liridon Leci
Tashmë si duket dhe është bërë e zakonshme që kryesit e klubeve, drejtorët, trajnerët dhe menaxherët e tyre të japin dorëheqje me arsyetimet se klubi i tyre nuk e arriti objektivin, shpallja kampion i Superligës.
Por, a del të jetë kjo komplet e vërtetë, JO, shkruan Periskopi.
Ndonëse skuadrat që përfundojnë në top-treshen e tabelës në Superligë dhe fituesi i Kupës së Kosovës shkon në Evropë, klubet kosovare përsëri po hasin në problem financiare që më pas po i sjellin problem të shumta, me largimin e futbollistëve e deri te shkarkimet dhe konkurrenca e dobët në Superligë karrshi skuadrave me financa të plota.
Por pse po ndodh ky fenomen, kur dihet se FIFA dhe UEFA i shpërblejnë skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, Evropa Ligë dhe Conference League me shuma të konsiderushme parashë.
Kështu, Kampioni i Superligës vitin që lam pas, Prishtina kishte fituar plotë 950 mijë euro vetëm për pjesëmarrje në Evropë dhe pas kësaj klubi pësoi humbje të madhe fianciare, ku rrezikoi kolapsin e plotë.
Ku është problemi i skuadrave kosovare, pse ato po dështojnë financiarisht, cili është çelsi për t’i ikur kësaj krize dhe a po e dëmton kjo krizë konkurrencën e skuadrave në Kosovë?
Për të marrë vesh se ku qëndron problem dhe si mund të zgjidhet, Periskopi ka kontaktuar me tre njohësit e futbollit në vend, Bylbyl Sokolin (ish-trajner, profesor), Arbnor Morinën (trajner) dhe Liridon Lecin (njohës i futbollit).
Bylbyl Sokoli fillimisht tha se klubet po dështojnë në aspektin financiar nga zgjedhja e stafit jo-profesional.
“Shumë shpesh pronarët gabojnë në përzgjedhjen e stafit profesional e sidmos gabojnë te drejtorët sportive të cilët nuk kanë kapacitet për udhëheqjen e klubeve. Që do të thotë se i shkaktojnë klubeve më shumë humbje se dobi”, tha fillimisht Sokoli.
Tekniku kosovar vazhdoi tutje, ku tregoi se pse pronarët e klubeve detyrohen të japin dorëheqje.
“Pas aplikimit të ligjit për sport klubet nuk duhet të kenë më shumë humbje se përfitime. Kur pronarët e klubeve e shohin se afarojnën me humbje, detyrohen të japin dorëheqje.
Gjithashtu, Sokoli përmendi çelsin për zgjidhjen e këtij problemi.
“Çelsi për zgjidhjen e këtij problem është një rregullore e vendosur nga FFK, ku do të përfshihen futbollistë të rinj nga kategori të reja. Në klube planifikimi duhet të jetë më real, kujdes të veçantë në kontratat e larta dhe fazat përgatitore të jenë më modeste. Duhet të jetë numri më i madh i donatorëve dhe sponsorëve në klub. Dmth, zgjidhja adekuate është organizimi profesional i klubit me planifikim dhe program të mirëfillt”, tha tekniku.
Periskopi ka marr një përgjigje dhe nga trajneri aktual i Ferizajt, Arbnor Morina, ku tha se blerja e lojtarëve me emër të madh nuk është garancë për sukses.
“Nuk mundemi me i lidh dorëheqjet me humbjet në garat evropiane, por është evidente që invsetimet në blerjen e lojtarëve, kushtimisht me emër të madh nuk janë garancë se suksesit”, tha fillimisht trajneri kosovar.
Morina vazhdoi tutje ku tha se shpnezimet e larta me ekipin në garat evropiane dhe humbjet qysh në xhiron e parë shkaktojnë telash pastaj financiare.
“Klubet tona kanë investuar shuma të larta, por humbjet në xhirot e para nuk i’u kanë shpaguar as për së afërmi investimet dhe këtu krijohet minusi financiar. Nëse ia shtojmë që edhe ushëtimet mund të jenë më të largta dhe hotelet sipas standarteve të UEFA-s, pagesat për viza, kosotja del e madhe se sa paratë e fituara për një xhiro”, tha ai.
Ai gjithashtu përmendi faktin se edhe ardhja e futbollistëve me vonesë sjell luhatje te klubi.
“Mendoj se duhet të bëhet ekipi me shuma të arsyeshm, sespe edhe të tilla ekipe kanë pasu rezultate si ato që knaë shpenzuar miliona. Pastaj ardhja e futbollistëve me vones në një klub sjell luhatje. Pra, kushtet e punes, fushat dhe ushqimi ndikojnë në rezultatin final”, u shpreh trajneri i Ferizajt për Periskopin.
Njohësi i futbollit në vendin tonë, Liridon Leci gjithashtu dha një analiz rreth asaj se pse klubet kosovare po ‘heqin keq’ financiarisht.
Leci tha se nuk e kupton se si klubet kosovare, pas mos-shpalljes kampion shkarkojnë trajnerët apo drejtorët e tyre sportive.
“Këto janë dukuri normale jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan që mbas një dështmi apo mos arritje të objektivit japing dorëheqje. Prandaj klubi nuk merr trajnerin për qëllim të caktuar psh për titull kampion, por për projekt afatgjat, duhet të jesh i përgatitur si në dështim edhe në sukses. Nuk e kuptoj pse janë bërë gjitha ato investime te SC Gjilani, duke marr trajner dhe shumë lojtarë e më pas të dorëhiqet kryesia. Është dasht pas përfundimit të të kmapionatit të mos investojë në trajner dhe lojtar. Për shkak se tani mund të vijë një kryesi e re dhe me objektiva të tjera dhe mund të mos i përshtaten këta lojtarë dhe ky trajner që është të Gjilani”, tregoi Leci.
Ish-ftubollisti kosovar tutje tregojë arsyen se pse klubet tona përballen me këto vështirësi financiare, përmend rastin e FC Dritës që kishte sukses në garat evropiane.
“Problemi te klubet që kanë këtë krizë që pas pjesmarrëjes në Evropë prapë ankohen është se gjatë një viti, klubet tona harxhojnë shumë mbi 1 milionë euro dhe nuk arrijnë këto mjetet t’i kthejnë me daljen në Evropë për shkak se elimnohen shumë shpejtë. I veti klub që ka akumuluar mjete nga dalja në Evropë është skuadra e Dritës e cila në vitin 2018 ku buxheti vjetor ka qenë 300 mijë euro ndërsa përfitimet në total kanë qenë 1.3 milionë por, pa pasur për qëllim daljen në evropë. Pra, Drita është bërë kampion edhe me një buxhet të vogël dhe ka fituar shumë të madh qysh në vitin e pare dhe pastaj thuajse çdo herë ka marrë pjesë dhe nuk është se ka pasur problem në këtë aspect, tha Leci.