Komenatori kosovar nuk ia përmend emrin Andi Zeqirit: Futet në lojë lojtari me numrin 20

Komenatori kosovar nuk ia përmend emrin Andi Zeqirit: Futet në lojë lojtari me numrin 20

Komentatori i futbollit në Digitalb, Florim Canolli ka zgjedhur një formë interesante për ta prezantuar Andi Zeqirin.

Zeqiri “tradhtoi” Kosovën dhe zgjodhi ta përfaqësonte Zvicrën.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1, por gjatë kohës kur Andi Zeqiri kishte në zotërim topin gjatë ballafaqimit Zvicër-Kosovë, komentatori Florim Canolli i referohej futbollistit si lojtari me numrin 20 dhe jo me emrin e tij ose mbiemrin, siç bëhet zakonisht nga komentatorët e futbollit.

Tifozët kosovarë “Dardanët” pas vendimit për ta përfaqësuar Zvicrën e kanë shpallur person “non grata” Zeqirin.

Sot në Cyrih, ata shpalosën një baner: “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares!”.

Shpërndaje në: