Koha kur legjenda Xhevdet Peci e rrahu keq gjyqtarin serb në ring

Koha kur legjenda Xhevdet Peci e rrahu keq gjyqtarin serb në ring

Xhevdet Peci është një ndër legjendat e boksit kosovar. Ai njihet për temperamentin e tij teksa në vitin 1985 e rrahur gjyqtarin serb në një meç në Podgoricë.

Ngjarja ndodhi në vitin 1985, kur zhvillohej takimi i boksit në kuadër të Ligës së Parë Federative të ish-Jugosllavisë, mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Prishtinës, kjo e fundit kampione në fuqi.

Boksieri i asaj kohe, Xhevdet Peci, ishte shumë më i mirë në ring por Zhivkoviqi gjykonte me direktiva. Përderisa Zhivkoviqi mori vendimin, trajneri më i suksesshëm shqiptar, Lah Nimani (tani i ndjerë), kishte reaguar ndaj Zhivkoviqit, përse po e dëmton Prishtinën, megjithatë papritur Peci ishte hedhur si “raketë” me grushte dhe e shtriu përtokë gjyqtarin, duke lënë të heshtur tërë sallën në Podgoricë.Fatmirësisht reagojnë sigurimi dhe kryesitë e klubit dhe Zhivkoviqi kishte shpëtuar mirë.

Pecit i kujtohet si sot ajo kohë. “Atëherë kundër nesh nuk ka pasur gjasa me fituar, por politikisht kemi qenë të dëmtuar”, kishte thënë Peci.

Peci ka vdekur sot në SHBA.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu 

Shpërndaje në: