Kjo quhet dashuri për futbollin – Numër rekord i biletave shiten para derbit turk, Galatasaray – Besiktas
Numër rekord i biletave janë shitur pak orë para fillimit të derbit të ‘zjarrtë’ turk, Galatasaray – Besiktas.
Skuadra e Galatasaray ka shitur më shumë se 40 mijë bileta para derbit me Besiktasin. Ky numër pritet të kalojë 45 mijë deri në pak orë para ndeshjes, shkruan Periskopi.
Ky takim luhet në kuadër të javës së 29-të të Superligës turke. Tifozët e skuadrës verdhekuqe tregojnë interes të madh para derbit.
Nga ana tjetër, vlerësohet se rekordi i tifozëve për këtë sezon do të thyhet në ndeshjen Galatasaray – Barcelona. Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur në takimin e Evropa Ligës.
Derbi i madh mes Galatasaray dhe Besiktas do të zhvillohet sonte nga ora 18:00.