Kirurgu i ORL-së vjen nga Dubai në Kosovë

Kirurgu i ORL-së vjen nga Dubai në Kosovë

Pas punës 10 vjeçare në Emiratet e Bashkuara Arabe me shumë sukses dhe me mbi 2000 operacione nga më të llojllojshmet në lëminë e ORL-së , dr. Raim Agushi është rikthyer për të vazhduar punën e tij në Kosovë.

Dr Raim Agushi, gjatë qëndrimit të tij atje kishte punuar në dy spitalet mjaft të sofistikuara dhe të njohura, siç janë: Al NOOR Hospital Abu Dhabi dhe MEDICLINIC Hospital Dubai .Ky i fundit spital anglez me mbi 3000 punëtorë ,ndërsa në lëminë e ORL-së me 8 specialistë dhe subspecialistë të lëmisë.

Duke qenë në kontakt me aparaturat më moderne të kohës, njohuritë dhe shkathtësitë e tij profesionale arriti t’i dërgojë tutje duke shtuar gamën e tij të operacioneve të ndryshme në kuadër të ORL-së.Të njejtën synon që pas kthimit nga atje ta vazhdoj edhe në vendin tonë. Andaj, për problemet që ndërlidhen me lëminë e ORL-së ( Fytit, Hundes dhe Veshit) për konsulta dhe kontrolla profesionale apo operacione  mund ta konsultoni doktorin,të cilin çdo ditë pune nga ora 15 deri në ora 19 mund ta gjeni në polikliniken MYCLINIC – Fushë Kosovë (Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, përballë Bau Market)

Numrat kontaktues të klinikës janë: +383 048 333 345 dhe +383 049 156 888

Shpërndaje në: