Kapiten i vërtetë – Pa u trembur, Rrahmani i bëri presion trajnerit grek që t’i ndalonte tifozët e tij
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës përfundoi me rezultatin 2:0, duel ky në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por, ajo se çfarë ndodhi gjatë kësaj ndeshje ishte e frikshme, shkruan Periskopi.
Tifozët ‘Dardanë’ u sulmuan nga ata grek në tribuna me fishekzjarre.
E përderisa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po e shikonte atë situate, vrapoi drejt trajnerit të Greqisë për t’ia bërë me dije që t’i qetësojnë tifozët.
Ky i fundit e shau dhe ofendoi atë, ndërkaq policia greke ndërhyri për ta qetësuar gjendjen.
Shikoni edhe njëherë kur kapiteni ynë pa atë moment dhe vrapoi drejt trajnerit grek.