Jo vetëm që shënoi, por Edon Zhegrova tregohet i madh – Ia dhuron fanellën e tij një djaloshi kosovar
Edon Zhegrova ishte fantastik sonte me Lillen kundër Clermont, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Ligue1.
Zhegrova shënoi golin e katër në këtë takim, duke vulosur edhe kështu fitoren e skuadrës së tij me rezultatin final në 4:1, shkruan Periskopi.
Goli i tij ishte mjaft i bukur, kur erdhi nga më shumë se 16 metra distancë, duke u devijuar dhe përfundoi në rrjetë.
Por, përveç golit, Zhegrova u tregua i madh edhe jashtë fushe, duke ia dhurar fanellën e tij një djaloshi kosovar i cili ishte në stadium dhe ia kërkonte fanellë sulmuesit të Kosovës.