Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës konfirmon lidhjen me bukuroshen nga Peja

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës konfirmon lidhjen me bukuroshen nga Peja

Prej kohësh futbollisti Liridon Krasniqi përflitet për një lidhje dashurie, por deri tani nuk ka pasur diçka konkrete dhe konfirmime nga ai, deri të shtunën në mbrëmje.

Ishte vet Krasniqi që publikoi fotografinë përkrah vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Bukuroshja Agonita, prejardhja e së cilës është nga Peja, duket mjaft e lumtur teksa pozon në krahët e të dashurit të saj të ri, duke konfirmuar kështu fejesën.

“Të dua”, ka qenë mbishkrimin në fotografinë e postuar në rrjetet sociale.

Liridon Krasniqi përndryshe është mjaft i suksesshëm në fushën e gjelbër dhe vazhdon të luajë për Kombëtaren e Malajzisë – vend në të cilin edhe jeton prej vitesh.

Ai së fundmi e ka marrë pasaportën e Malajzisë, teksa kishte qenë pjesë e Kosovës vite më herët.

 

Shpërndaje në: