Interesim i madh për të blerë biletat e fundit të ndeshjes Ballkani – Shkupi
Skuadra e Ballkanit sonte me fillim nga ora 20:00 do të takohet me Shkupin në kuadër të play-offit të Conference League.
Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Shkupit me rezultatin final në 2:2, ndërsa sonte në “Fadil Vokrri” shpreson për historinë duke u kualifikuar në faz1%n e grupoeve në Conference League, shkruan Periskopi.
Dje klubi nga Suhareka bëri të ditur se kanë mbetur vetëm edhe 1 mijë bileta të fundit pa u shitur për këtë ndeshje të rëndësishme dhe ato tifozët mund t’i gjeni te NEWBORN-i në Prishtinë.
Por, sot ishte një fluks i madh i tifozëve që kërkonin për biletë, nga pamjet e siguruar shihet një numër i madh i qyttearëve që po presin për biletë.