I rritet vlera Leart Paqaradës në treg, ishte te mijëshet, tani në milionë
Mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada dita ditës po rritet me lojën e tij, por edhe me çmimin në treg.
Paqarada në vitin 2020 u bashkua nga Sv Sandhausen me klubin tjetër gjerman, St. Pauli, me një çmim prej 800 mijë euro, shkruan Periskopi.
27-vjeçari që nga ajo ditë ka treguar seriozitet me lojën e tij dhe për këtë ka pësuar edhe rritje në treg.
Aktualisht sipas përditësimeve të ‘Transfermarket’, Paqarada ka vlerën e 1.80 milionë eurove.
Skuadrat që duan kartonin e tij, duhet ta paguajnë këtë shumë.
Paqarada në ndeshjen e parë të sezonin të ri me klubin e tij, shënoi një gol dhe dhuroi një assist në fitoren e St. Pauli ndaj Nurnberg me rezultatin final në 3:2.
Kujtojmë se mbrojtësi nuk ishte i ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombëve, gjë që ende mbetet e mjegulluar./Periskopi/