Huqje totale – Statuja e Agueros në ‘Etihad’ ngjason me Toni Kroosin
Statuja e fundit e Manchester City e ndërtuar jashtë stadiumit Etihad-it ka ngjallur shumë diskutime të dhëna ndërsa është për nder të ish-sulmuesit Sergio Aguero, në fakt duket si Toni Kroos.
Sergio Aguero është pnesionuar nga futbolli si shkak i një shqetësim në zemër, por argjentinasi tashmë është nderuar me statuj nga ish-klubi i tij.
Manchester City ka zbuluar një statujë të madhe të sulmuesit për të shënuar 10 vjetorin nga goli ikonik i Agueros për titullin në Premierligë në minutat e fundit kundër Queens Park Rangers në 2012.
Por, në media po qarkullojnë shumë fjalë se kjo statuj ngjason me mesfushorin e Realit, Tony Kroos.